Agim Veliu, nuk do të jetë më pjesë e listës për deputet, nga partia e deritanishme e tij, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).
Veliu kësaj radhe ka vendosur që të jetë pjesë e garës për deputet, por jo me LDK-në.
Veliu do të jetë kandidat për deputet në Listën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Këtë e ka konfirmuar për “Indeksonline” Agim Veliu , i cili ka thënë se do të jetë kandidat i AAK-së, në zgjedhjet të cilat do të mbahen me 9 shkurtit.