7.4 C
New York
Thursday, February 27, 2025

Buy now

Agim Veliu godet Abdixhikun dhe Ekrem Hysenin: Veç kuvendi shkarkon, në LDK s’ka kryetar me komandë

- Advertisement -

Agim Veliu, i cili po pretendon se është kryetar i LDK-së në Podujevë, ka thënë se në partinë e tij “kryetarllëkun” e jep Kuvendi, e jo komandimet. Përmes kësaj deklarate Veliu goditi kryetarin e partisë së tij, Lumir Abdixhikun dhe kryetarin e LDK-së në Podujevë, Ekrem Hysenin.

Veliun s’e la Abdixhiku të kandidojë për kryetar, e Hyseni s’mundi të bëhet kryetar i Podujevës sepse e mundi Shpejtim Bulliqi.

Tash pas zgjedhjeve, meqë karrigia e kryetarit të Podujevës u bë e pamundur, ju sulën asaj të kryetarit të degës në Llap.

Llapi konsiderohet një ndër bastionet e LDK-së, përkundër që në dy palë zgjedhjet e fundit atje, VV-ja fitoi kundrejt LDK-së.

Humbja e Podujevës, hapi fronte të reja brenda LDK-së në Llap. Duket se pas shkarkimeve, Veliu ende synon fitore në gara politike. Sot, Veliu nga Gjermania e quajti vetën kryetar të LDK-së në Podujevë.

Menjërherë pas kësaj, Ekrem Hyseni, tha se se këtë post e mban vetë, pasi është ngarkuar nga Kryesia e LDK-së.

“Kryetar i LDK-së në Podujevë jam unë, jam emëruar nga Kryesia Qendrore e LDK-së”, ka thënë Hyseni.

E lidhur me këtë cështje, Veliu ka thënë se në LDK nuk ka kryetar me komandime. Sipas tij, kryetarin e zgjedh dhe shkarkon vetëm Kuvendi i Degës.

“Kryetar me komandime në LDK nuk ka pasur kurrë. Kryetarin e degës në LDK e zgjedh Kuvendi i Degës, i cili i ka 101 delegatë dhe vetëm Kuvendi është legjitim në bazë të statutit kryetarin e degës, por edhe me shkarku kryetarin e degës nëse është e nevojshme”, është shprehur Veliu për Express.

“Asnjë organ tjetër i LDK-së nuk ka të drejtë ta emërojë apo shkarkojë kryetarin… sepse nëse kështu veprohet kalohet në një lloj anarkie, e që LDK-ja s’e ka pasur për traditë asnjëherë”, ka thënë Veliu.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit