Lajme

Agim Veliu: Askush dhe asnjë forcë nuk mund të më largoj nga LDK-ja

By GAZETA SCANNER 1

November 13, 2024

Ish-nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, ka mohuar raportimet se do të jetë në listën e kandidatëve për deputetë të AAK-së.

Veliu, që aktualisht është deputet i LDK-së, ka thënë këto raportime janë “lajme të rreme”.

“Një lajm i tillë në kohë fushate, përveç që është i rremë, më bën të dyshoj se është i porositur nga ata që duan ta atakojnë personalitetin tim dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës”.

“Por, për të gjithë ata që pretendojnë që në çfarëdo forme të më shohin jashtë LDK-së, e kam një porosi: askush dhe asnjë forcë nuk mund ta largojë Agim Veliun nga LDK-ja”.

“Nëse ju mungojnë klikimet dhe ju duhet të bëni lajme sensacionale, merruni me ata që i ndërrojnë partitë më shpesh se kostumet”, tha Veliu.