Sport

Agim Cana: Në FFK po punohet me seriozitet të madh për të gjetur një selektor të mirë

By GAZETA SCANNER 1

December 08, 2023

Legjenda e futbollit kosovar, Agim Cana shpreson se Federata e futbollit e Kosovës do të gjej një selektor që i përshtatet atyre.

Ai ka theksuar se Federata duhet të analizojë shumë nëse do të angazhojë trajner nga Kosova, shqiptar ose të huaj.

Sipas tij, puna e selektorit është një përgjegjësi jashtëzakonisht e madhe, por ai ka thënë që FFK, ka njerëz të përgjegjshëm dhe do ta bëjë një zgjedhje të mirë.

“Në FFK ka njerëz që janë përgjegjës për këtë punë. Për ta gjetur një selektor, ashtu siç i konvenon Kosovës. Ata janë duke punuar me seriozitet të madh. Kjo duhet të analizuar dhe menduar mirë nëse do jetë trajneri nga Kosova, shqiptar apo i huaj” – ka thënë Cana për Open-TV.

“Nuk kam drejt të përzihem në punët e tyre. Jam i qetë sepse në FFK ka njerëz të ndërgjegjshëm. Me këtë grup që ka Kosova mund të bëjë befasi shumë të mëdha” – shtoi ai.