Ballina

Agim Aliu: Kosova më 9 shkurt zgjedh Bedri Hamzën kryeministër

By GAZETA SCANNER 1

October 30, 2024

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka shënuar 25 vjetorin e themelimit në Ferizaj.

Në shënimin e e këtij përvjetori kanë marrë pjesë një numër i madh i qytetarëve,  përfshirë kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi dhe kandidati për kryeministër Bedri Hamza.

Më këtë rast, kryetari i Degës së PDK-së në Ferizaj, Agim Aliu, ka thënë se “Kosova më 9 Shkurt zgjedh kryeministrin e saj, njeriun e duhur në kohën e duhur – kyeministrin Bedri Hamza”.

Postimi i plotë:

Në një atmosferë të jashtëzakonshme festive, me pjesëmarrje të qindra qytetarëve, anëtarëve, aktivistëve e përkrahësve, shënuam sot, 25 vjetorin e themelimit të Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj, bashkë me Kryetarin Memli Krasniqi, Kandidatin për Kryeministër, Bedri Hamza, deputetë, anëtarë nga kryesia qendrore e lokale, rrugëtim ky që zë fill e buron nga lufta e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me etërit themeltar të lirisë, pavarësisë, shtetësisë sonë, Hashim Thaçi e Kadri Veseli, historinë që bashkë shkruam me vendimmarrje të guximshme e vepra madhore për Kosovën e Ferizajn, një çerekshekulli zhvillim e shtetndërtim, që mban vulën e Partisë Demokratike të Kosovës.

Kosova sot meriton më mirë, nga e gjithë Kosova po shtohen rreshtat e karvanit të gjatë të rikthimit të shpresës, Kosova më 9 Shkurt zgjedh Kryeministrin e saj, njeriun e duhur në kohën e duhur – Kryeministrin Bedri Hamza.

Urime 25 vjetori i Partisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj!

Bashkë, drejt fitoreve të reja!

Na priftë e mbara!