Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi vazhdon t’u besojë punën ish-yjeve të dikurshëm të futbollit kosovar.
Pasi vendosi që Kombëtaren e Kosovës U21 t’ia besoi ish-futbollistit të mirënjohur Afrim Tovërlani, sot numri një i FFK-së, ka marrë një tjetër vendim që është përshëndetur shumë.
Është Arbnor Morina që ka marrë një pozitë tejet të rëndësishme. Atij i është besuar puna e trajnerit te Kosova U17, aty ku edhe fillon ngritja dhe zbulimi i talenteve tek të cilët Kosova A e sheh të ardhmen.
Kjo dëshmon edhe njëherë se presidenti aktual i FFK-së, po i beson punën atyre që për një kohë të gjatë kontribuan në futbollin tonë.