Ballina

Agim Ademi: Kjo fundjavë nisi me dy lajme të mrekullueshme për futbollin

By GAZETA SCANNER 1

September 16, 2023

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi,  e ka quajtur lajm të mrekullueshēm lajmin për nënshkrimin e  marrëveshjes për finalizimin e projektit të stadiumit të qytetit në Gjilan, me një fond prej 15 milionë euro, shkruan Scanner.

Në një postim në Facebook, Ademi ka përmendur vendimin e Qeverisë për: Renovimi dhe Rikonfigurimi i Stadiumit Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë, si dhe nënshkrimin e marrëveshjes për finalizimin e projektit të stadiumit të qytetit në Gjilan, me një fond prej 15 milionë euro, të cilat i ka quajtur lajme të mrekullueshme.

Postimi i plotë:

Kjo fundjavë nisi me dy lajme të mrekullueshme për futbollin 👏⚽️🇽🇰

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e fundit ka nxjerrë vendimin përfundimtar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i Projektit: Renovimi dhe Rikonfigurimi i Stadiumit Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Ky vendim tashmë i hap rrugën rifillimit të punimeve në stadiumin ku u zhvillua ndeshja e parë ndërkombëtare nën ombrellën e FIFA-s, Kosova – Haiti, në mënyrë që ai të rikthehet në një impiant modern, ashtu edhe siç e meriton.

Ndërkaq, sot ministri i Sportit, Hajrulla Çeku Hajrulla Çeku dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni kanë nënshkruar marrëveshjen për finalizimin e projektit të stadiumit të qytetit në Gjilan, me një fond prej 15 milionë euro.

Me këtë rast përgëzoj ministrin Çeku për fillimin e investimeve në futboll dhe rifillimin e punës në ndërtimin e stadiumit në Gjilan.

Besoj që ky projekt do të vazhdojë sipas planit dhe projektit për investime në futboll në të gjitha qytetet e Republikës së Kosovës.

Njëherësh uroj kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hysenin, futbollistët të cilët do ta kenë në shfrytëzim këtë stadium dhe publikun e gjerë gjilanas, të cilët në të ardhmen do të kenë një komoditet të lartë në stadium për ndjekjen e skuadrave të tyre të zemrës.

#BashkëPërFutbollin

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=823531793105840&id=100063470804234&mibextid=Nif5oz