Lajme

Agani: Pragun e kalojmë me siguri të madhe

By GAZETA SCANNER 1

October 22, 2024

“Me siguri të madhe, po. Duke pasur parasysh përbërjen e këtij koalicioni, që është Aleanca e Kosova e Re, Partia e Drejtësisë, Nisma Qytetare dhe Intelektuale, dhe Grupi i Deputetëve të Kuvendit të Kosovës, të përfaqësuar nga Eman Rrahman dhe Visar Korenica”, tha Ferid Agani nga “Lista për Familjen”.

Agani u shpreh kështu në “Debat Plus” të Dukagjinit kur u pyet se a do të kalojë “Lista për Familjen” pragun zgjedhor në zgjedhjet që do të mbahen me 9 shkurt 2025.

Agani u shpreh se mund të e parashikojë rezultatet zgjedhore pasi që ai e kupton mirë dhe e “njeh” mirë mentalitetin e popullatës së Kosovës dhe vlerat e traditat tona kombëtare.