Lajme

Agani: IVF-ja do të mund të bëhej edhe në QKUK, nëse do ishin zhvilluar resurset njerëzore

By GAZETA SCANNER 1

February 26, 2024

Kuvendi i Kosovës e ka miratuar të mërkurën e 4 tetorit 2023 në lexim të parë një projektligj për shëndetin riprodhues dhe fertilizimin e asistuar, i njohur si IVF, pas shumë përpjekjeve. Projektligji i mori votat e shumicës dërrmuese të 63 deputetëve të pranishëm në seancë, derisa një deputet votoi kundër dhe katër të tjerë abstenuan. Ai duhet të votohet edhe në lexim të dytë për t’u bërë ligj.

Ky legjislacion ua mundëson edhe grave të pamartuara të mund të lindin fëmijë përmes metodës IVF në klinikat publike.

Lidhur me këtë legjislacion, ish-ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani ka thënëse “sikurse ishin zhvilluar resurset njerëzore në QKUK gjatë 12-13 viteve të fundit këto procedura të frytnimit të asociuar mjekësor do të mund të bëhej edhe në Institucione publike, përpos atyre private.

“Sikurse të ishin zhvilluar kapacitetet e duhura institucionale dhe njerëzore, pra resurset njerëzore në QKUK këto 10-13 vite këto procedura ishin zhvilluar edhe në sektorin public njësoj sikurse në sektorin privat. Ky udhëzim e ka dëshmuar si një akt nënligjor shumë I sukseshëm  që ka rregulluar këtë fushë në mënyrë shumë efikase, pa afera, pa probleme të veçanta në zbatimin e tij”, kështu është shprehur Agani në emisionin ‘Debat Plus’.

Agani ka potencuar se shëndeti riprodhues dhe fertilizimi i asistuar në vend bëhet në të gjitha institucionet shëndetësore të lincensuara nga Ministria e Shëndetësisë.

Agani ka shtuar se “shumë herë kam qenë në situatë që të reagojë edhe publikisht edhe të shpalli si një gënjeshtër notore se ky udhëzim administrativ  e ka rregullu këtë fushë vetëm në sektorin privat.  Dhe shprehimisht nuk qëndron ashtu. Shumë qartë shkruan se frytnimi I asocuar mjekësor mund të bëhet  në institucione shëndetësore të licencuara nga Ministria e Shëndetësisë.