Aeroporti i Prishtinës ka njoftuar se kërcënimi për bombë që u raportua gjatë ditës së martë, rezultoi i rrejshëm.
Në një njoftim për media, aeroporti ka njoftuar se puna tashmë po vazhdon si zakonisht.
“Ju njoftojmë se pas kërcënimit për bombë, janë ndërmarrë të gjitha veprimet operative dhe hetimore nga organet kompetente të Republikës së Kosovës. Kjo ka rezultuar se kërcënimi për bombë ka qenë alarm i rrejshëm. ANP “Adem Jashari” LKIA është i hapur për fluturime dhe të gjitha fluturimet do të procesohen si zakonisht.” – thuhet tutje.
Ndërkohë, kjo nuk është hera e parë që ka alarm për bombë në Aeroportin e Prishtinës.