Lajme

Adriatik Kelmendi: Shefi i CIA-s vizitoi “tri shtete problematike për t’ua mbledhur betë”

By GAZETA SCANNER 1

August 23, 2024

Moderatori Adriatik Kelmendi, ka dhënjë një mendim mbi arsyet pse shefi i CIA-s vizitoi Serbinë, Bosnjën e Kosovën.

Sipas tij, tri shtetet personifikohen si problematike, andaj vizita ishte “për t’ua mbledhur betë”.

Kelmendi ka thënë se Kosova nuk është dashur të jetë në këtë trajektore.

Postimi pa ndërhyrje:

Kosova nuk është dashur të jetë në trajektoren e njëjtë të shefit të CIA-s bashkë me Serbinë e Bosnjën, meqë Prishtina dallon thelbësisht nga Beogradi dhe Sarajeva.

Kosova është shteti më proamerikan dhe properëndimor në Evropë, kurse Serbia e Vuçiqit dhe Republika Serbe e Dodikut territoret më proruse, respektivisht më antiamerikane.

Por kjo, fatkeqësisht, nuk ka ndodhur rastësisht. Që kur ka filluar lufta në Ukrainë, hasmëritë e atykëtushme të shteteve evropiane, të ndihmuara edhe nga omniprezenca e SHBA-së, janë minimiziar. Kjo me qëllimin e vetëm që demokracitë botërore të bëhen bashkë për t’i bërë ballë rrezikut rus.

Janë vetëm tri shtete të vogla evropiane, të cilat kanë sjellë kokëçarje gjatë kësaj kohe të cënimit të sigurisë nga Putini. Edhe pse për arsye që nuk krahasohen me njëra-tjetrën, në sytë e Quintit shtetet problematike kanë qenë Serbia, Bosnja dhe Kosova.

Kjo është edhe arsyeja kryesore përse CIA në nivelin më të lartë të saj, drejtorin William Burns, ka zbarkuar në Sarajevë, Beograd dhe Prishtinë, shtetet e vetme të kësaj pjese të Evropës të cilat nuk janë në NATO.

Ai i ka vizituar “tri shtetet problematike” për t’ua mbledhur betë. Kosova e di se aleancë më të shenjtë se ajo me SHBA-në nuk ka, për këtë arsye institucionet e Kosovës duhet përfundimisht ta kuptojnë se vetëm në koordinim të plotë në fushën politike dhe të sigurisë mund t’i përmbushin ambiciet. Vuçiqi dhe Dodiku e kanë kryet diku tjetër. Kosova s’ka pse bie në kurthet e tyre qéllimkëqija.