Adriatik Kelmendi, ka reaguar pas shkarkimit të Ekipit Menaxhues nga Qeveria e Kosovës.
“Kjo i bie si kur e di se një vrasës është nisur drejt shtëpisë tënde, ti ia hapë me vetëdije derën, ai e kryen vrasjen dhe ti pastaj e thërret policinë për ta burgosur. I vrari nuk kthehet në jetë më, pavarësisht çka ndodh me vrasësin”, ka shkruar Kelmendi, duke thënë se “dëmi i madh është bë”.
Kelmendi shkrimin e ka vazhduar duke thënë se “Borrell mbrëmë tha se bisedimet për Asociacionin do të vazhdojnë mbështetur mbi draftin e statutit të prezantuar nga ky Ekip Menaxhues”.
“Qeveria e ka ditur se kryesuesja e Ekipit është deputete e partisë së Vuçiqit në Kuvendin e Serbisë. Nuk është dashur me asnjë kusht të lejohet prezantimi i një deputeteje, e cila është betuar në Kushtetutën e Serbisë – Kushtetutë brenda së cilës ndodhet edhe Kosova – të propozojë çfarëdo për rregullimin e brendshëm të Kosovës. Është ahistorike”, tha tutje Kelmendi.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10226281207548844&id=1000647440&mibextid=Nif5oz