Aktorja dhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi ka njoftuar se ka kaluar me sukses operimin e tretë nga tumori.
Matoshi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se nuk ka unduar që mos ta mbajë premtimin dhe se tani po kthehet me fitoren e tretë.
“Sot po ndihem ma mirë. Iku dhe tumori i tretë.” – ka shkruar ajo.
Tutje Matoshi ka falënderuar të gjithë ata që i qëndruar afër, gjithashtu mjekët të cilët u kujdesën për të.
Postimi i plotë:
Nuk mund të mos a mbaj premtimin. Po kthehna!
Me fitoren e tretë.
Prej ditës kur ju informova për sfidën tem të re, telefoni nuk u ndalë prej mesazheve e telefonatave.
Vazhdimisht jam prezente në klinika e spitale të ndryshme. Kur shkoj e takoj prindë të pashpresë për fëmijët e tyne, ju jap motiv e tentoj me i gjetë fjalët ma të duhuna që ia ngrohin zemrën një prindi në ato çaste.
Tash e di dhe vet sa peshë paska prezenca e fjalët e ngrohta.
Në situata të tilla jemi krejt të barabartë. Njerëz të thjeshtë prej trupi, shpirti e zemre.
Sot po ndihem ma mirë. Iku dhe tumori i tretë.
U zgjova ma në fund edhe prej një andrre të keqe.
Kur e pashë interesimin e përkrahjen e të gjithëve ju, u binda që kam ma ia dalë prapë.
Uroj të jetë sfida e fundit në lidhje me shëndetin.
Falenderoj Zotin që pranoi lutjet tona, e më drejtoi si gjithmonë tek doktorë profesionistë të cilët ma shpëtojnë jetën qe disa herë.
Falenderoj mikeshën time Sellma Dubova, një feministe e punëtore e pashoqe për krejt ata që e njohin.
Falenderoj dr. Hetem Ramadanin për krejt këshillat qysh me e mbrojt shëndetin e me ngritë imunitetin me disiplinën ditore.
Falenderoj zemrën tem, shoqen tem që këto ditë ka qëndru afër meje.
Vali përjetësisht të jam mirënjohëse.
Rina Zeka për krejt ato mesazhe t’omla e motivuese, t’du yll.
Gjunjëzohem para dashnisë tuaj t’pastër.
Ashtu qysh premtova, unë po kthehna.
Shihemi së shpejti…
Ju dua