Adri Rrogaqi dhe Iliriana Sadriu kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë ditën e djeshme (e diel).
Ata organizuan një ceremoni të mrekullueshme, në një nga restorantet në Ferizaj.
Të ftuar në dasmë kanë qenë miqtë e ngushtë të tyre, familjarë e shumë fytyra publike.
Nuk munguan as ish-banorët e edicionit të dytë të Big Brother, ku ishte edhe vetë çifti.
Ata kanë ndarë disa pamje nga ceremonia e tyre, të realizuara nga fotografi Norik Uka.
“Faleminderit për dashurinë që na dhuruat mbrëmë”, thuhet në postim.
Disa nga artistët që interpretuan ishin: Burak Vehapi, Sabri Fejzullahu, Eli Malaj e Robert Berisha.