Skuadra e Dritës ka shënuar fitore edhe në ndeshjen e kthimit ndaj skuadrës islandeze, Breidablik.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë është mbyllur me rezultat 1:0.
Kësisoj, FC Drita është kualifikuar në rrethin e tretë të kësaj gare, me rezultat të përgjithshëm, 3:1.
Për fitoren e Dritës u përkujdes Kastriot Selmani,me golin e shënuar në minutën e 67-të.
Presidenti i FFK, Agim Ademi, ka përgêzuar skuadren e Drites.
“Përgëzime për futbollistët, stafin e trajnerëve, drejtuesit e klubit dhe tifozët ‘Intelektualët’ për kualifikimin tutje.
Ju priftë e mbara 🔵⚪️”, shkruan Ademi.