Ballina

Ademi për fitoren e Kosovës ndaj Izraelit: Një ndeshje e përmbyllur me sukses për Kombëtaren dhe shtetin tonë

By GAZETA SCANNER 1

November 13, 2023

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka uruar futbollistët për fitoren ndaj Izraelit.

Ademi ka thënë se fitorja e Kosovës kundër Izraelit në stadiumin “Fadil Vokrri” është një sukeses për Kombëtaren dhe shtetin tonë.

“Një ndeshje e përmbyllur me sukses për Kombëtaren dhe shtetin tonë në të gjitha aspektet”, ka shkruar Ademi në “Instagram”.

Kosova ka fituar kundër Izraelit me rezultat 1:0 në kuadër eliminatoreve për EURO 2024. Golin e vetëm e ka shënuar ylli i Kosovës, Milot Rashica në minutën e 41 të ndeshjes. /Scanner/