Arbër Ademi nga Fronti Evropian është shprehur optimist për rezultatin e zgjedhjeve të sotme.
Në një konferencë për media, pas mbylljes se vendvotimeve, ai ka bërë me dije se ky koalicion sot do të shënojë fitore historike.
“Fronti Europian sonte do të dëshmojë fitoren historike në këtë Referendum popullor, me çka do të vuloset e ardhmja europiane e vendit. Kthim mbrapa nuk ka dhe nuk do të ketë asnjëherë, sepse vullneti dhe verdikti i qytetarëve është mbi të gjithë. Më 24 prill dhe sot, populli e tha fjalën e tij dhe Fronti Europian do t’i qëndrojë besnik përgjithmonë vullnetit të votuesit. Sonte, fitorja është e jona, e të gjithë juve që i thatë JO Rusisë dhe PO Europës”, ka thënë ai.
Sipas tij, Fronti Evropian është granci për shqiptarët.
“Fronti Europian është garanci se, ashtu sikurse sot në këtë Referendum – pjesëmarrja aktive dhe masive e qytetarëve në proceset politike do të jetë vendimtare në avancimin e mëtejshëm të demokracisë në Maqedoninë e Veriut”, është shprehur ai.
Para pak qastesh, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka bërë me dije se janë mbyllur vendime për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Maqedoni të Veriut.
Zgjedhjet e sotme presidenciale dhe parlamentare në Maqedoni janë zhvilluar në një atmosferë të qet.