Sport

Ademi, Duka dhe Sejdini bashkë në Monte Carlo

By GAZETA SCANNER 1

August 31, 2023

Presidenti Agim Ademi bashkë me presidentin e FSHF-së dhe njëherësh anëtarin e KE të UEFA-s, Armand Duka dhe presidentin e FFMV-së, Muamed Sejdini me ftesë të presidentit të UEFA-s, Aleksandër Çeferin ndodhen në Monte Carlo, ku po mbahet ceremonia e shpalljes së lojtarit më të mirë të vitit nga UEFA si dhe tërheqja e shortit për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve, Europa Ligë dhe në Ligën e Konferencës.

E futbollin mbarëkombëtar edhe sivjet në fazën e grupeve në garat evropiane do ta përfaqësojë kampioni i Kosovës, FC Ballkani, i cili nesër do t’i mësojë kundërshtarët e kësaj faze.