Adem Grabovci është propozuar kandidat për deputet nga Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Pejë.
Lajmin e ka bërë me dije vet Grabovci në profilin e tij në Facebook.
Me këtë rast, Grabovci ka falënderuar strukturat e PDK-së për këtë nominim.
“Faleminderit degës së PDK-së në Pejë, që unanimisht aprovoj propozimin që unë të jem kandidat potencial për deputet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 9 Shkurtit. Vlerësoj lartë përkrahjen dhe mbështetjen e strukturave dhe anëtarësisë së PDK-së në gjithë vendin, veçanërisht në Pejë. Tutje, koordinimi dhe bashkëpunimi gjithëpërfshirës, do jenë bazë e çdo veprimi, i cili do jetë në interes të përgjithshëm. Faleminderit PDK në Pejë! Është koha që Dielli të lind përsëri!”, ka shkruar Grabovci.