Rozë

Adelina Emini publikon këngën “Lamtumira”

By GAZETA SCANNER 1

September 18, 2024

Këngëtarja e njohur, Adelina Emini ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor.`

“Lamtumira”, titullohet kënga, tekstin së cilës e ka shkruar Lindon Berisha.

Kësaj kënge i është realizuar edhe videoklipi, derisa muzika është realizuar nga Florent Boshnjaku.

Adelina në lidhje me këtë projekt është shprehur se është realizuar me shumë dashuri dhe përkushtim.

“Jam e lumtur ta ndaj me ju projektin tim më të ri muzikor. “Lamtumira” – tani mund ta gjeni në platformën Youtube”.

“Ky projekt është realizuar me plot dashuri e përkushtim për ju, së bashku me bashkëpunëtoret e mi, të cilëve u jam mirënjohëse”, ka shkruar ajo.