Sport

AC Milan me super-ofertë për Haaland

AC Milan, një tjetër gjigant evropian i është shtuar garës për talentin norvegjez te Salzburgut, Erling Haaland, raporton GazetaScanner.

Ylli norvegjez është njeriu i momentit. Haaland është duke bërë një sezon të madh me skaudrën e Salzburgut.

Performanca e tij e shkëlqyer ka bërë që top-klubet evropiane, janë të interesuar për të.

Derisa tek Manchester United besojnë se do ta transferojnë norvegjezin, ndërkohë, sipas mediave italiane, tashmë është AC Milan është futur seriozisht në garë për lojtarin.

Siç mësohet, “Rossonerët” kanë përgatitur një super-pagë prej 5.5 milionë euro në sezon për 19 vjeçarin.

Haaland në këtë sezon të garave me Salzburgun, ka shënuar 28 gola në 22 paraqitje. /GazetaScanner/