Sport

AC Milan i rinis negociatat me Chelsean për Armando Brojën

By GAZETA SCANNER 1

July 24, 2024

AC Milan ka rikthyer interesimin për sulmuesin shqiptar Armando Broja dhe ka kontaktuar Chelsean për një lëvizje të mundshme.

“Rossonerët” janë duke e vëzhguar nga afër 22-vjeçarin që nga fillimi i muajit qershor dhe udhëtuan për në Londër për të kompletuar negociatat, por pastaj marrëveshja ngeci shkaku që Milani u fokusua në disa blerje tjera.

Milan tashmë ka marrë një sulmues të ri Alvaro Morata nga Atletico Madridi, mirëpo duan edhe një tjetër numër 9, ku prioriteti tashmë është Broja.

“Calciomercato” raporton se Milani është duke biseduar em Chelsean për të parë nëse mund të arrijnë marrëveshje, meqenëse lojtarit i ka dështuar kalimi te Evertoni.

Mundësi tjetër është edhe huazimi i Brojës, gjithnjë nëse Chelsea pranon pasi e morën në parapërgatitjet që po zhvillojnë në Amerikë.

Përndryshe, në rast që e dëshmon vetën nën urdhrat e trajnerit të ri, ekziston mundësia që Brojës t’i jepet edhe një tjetër shans për ta dëshmuar kualitetin te gjiganti londinez.