Lajme

Abrashi e kopjon Edi Ramën, flet për “kazanet opozitare” – nuk i harron lëvdatat për Qeverinë Kurti

By GAZETA SCANNER 1

January 27, 2024

Artan Abrashi, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka shkruar një status, ku ka përdorur një term të bërë të njohur nga Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë.

Ai ka përdorur termin kazan, të cilën e ka stërpërdorur Rama. Në gjuhën e kopjuar, Abrashi foli për “kazanet opozitare”, ndërsa lavdëroi Qeverinë e Kosovës, që udhëhiqet nga Albin Kurti, kryeministër i Kosovës.

“Ndërkohë që kazanet opozitare kanë hall se a po dhezen veturat e qeverisë, sot katër komuna paralele serbe në jug mbyllen nga shteti. Për dy dekada këto komuna kundërligjshëm kanë vepruar dhe lëshuar dokumente për komunën e Prizrenit, Suharekës, Rahovecit dhe Dragashit.

Asnjëherë me parë sovraniteti i Kosovës nuk ka qenë më i fortë se sa ne Qeverinë Kurti 2. Republika e Kosovës është shtet unitar dhe si e tillë nuk do të lejohet asnjë paralelizëm kundërkushtetues!” – shkroi ai.