Lajme

Abott: Është koha që Kosova të propozojë zyrtarisht një draft-statut për Asociacionin

By GAZETA SCANNER 1

May 09, 2023

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott ka thënë se është koha që Kosova të propozojë zyrtarisht një draft-statut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, amabasadori Abott ka bërë të ditur se këtë javë do të ketë “vizitorë të rëndësishëm” në Prishtinë.

“Aleatët e Kosovës duan të shohin përparim në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.Pra, tani është koha që Kosova të propozojë zyrtarisht një draft-statut për Asociacionin, duke u mbështetur në vizionin e prezantuar nga Kryeministri javën e kaluar, në përputhje me kriteret e përcaktuara nga BE. Kjo javë sheh shumë vizitorë të rëndësishëm në Prishtinë”, ka shkruar Abbott.

This week sees many important visitors in Pristina, including 🇬🇧 Director for the Western Balkans @VBillingFCDO. 🇽🇰 allies want to see progress in the normalisation of relations with 🇷🇸. 1/2

— Nicholas Abbott (@nickabbottfcdo) May 9, 2023

Kujtojmë se në takimin e dy majit të nivelit të lartë në Bruksel, Ekipi Menaxhues për hartimin e statutit të Asociacionit, i përbërë prej katër pjesëtarëve të komunitetit serb, ka prezantuar draft-statutin për formimin e Asociacionit.