Lajme

Abdxhiku nga Turneu i Ndryshimit: Kur ka ra kushtrimi në Llap

By GAZETA SCANNER 1

November 15, 2024

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se ringritja e LDK-së do të ndodhë, duke shtuar se kjo parti ringritet bashkë në Llap.

Duke folur para të pranishmëve në Turneun e Ndryshimit që të premten u mbajt në Podujevë, Abdixhiku tha se kjo ringritje e LDK-së do të ndodhë më 9 shkurt.

Jam i bindur, me aq sa po shoh këtu, me aq sa po ndjejë mes jush, me aq sa po takoj në këtë anë e në gjithë Kosovën, më 9 shkurt ringritemi si një, me 9 shkurt kremtojmë si një.” – tha Abdixhiku.

Sipas tij, kur gjërat shkojnë keq, kur gjërat shkojnë mbrapshtë, kur eksperimentet përfundojnë, e kur qytetarët kosovarë kërkojnë seriozitet, punë e shtet, ata kanë një adresë dhe një adresë të vetme, kanë Lidhjen Demokratike të Kosovës, siç është shprehur ai “shpresën e parë dhe të fundit të Republikës së Kosovës

Këtë LDK, që e kërkojnë tash e sa kohë, tashmë e kanë. Këtë LDK, që kërkon, përbashkon, që ngritet mbi çdo sfidë, tashmë e kanë. E kur LDK ngritët në këmbë bashkë, s’ka asgjë që e ndanë, s’ka asgjë që e ndalë! Sepse, LDK është e popullit. Sepse LDK i takon qytetarëve të Kosovës”, tha Abdixhiku.

Abdixhiku tha se për katër vite të plota, njerëzit e Kosovës kanë vëzhguar se si premtimet e mëdha kthehen në fjalë të thata.

Ai tha se si lëvizja më e madhe historike shqiptare, LDK e ka për detyrë, obligim e mision indentitar, që të shtrojë Rrugën e Re përpara, për vet Republikën e Kosovës.

Kjo rrugë s’bëhet pa ne! Këtë rrugë na takon ta bëjmë ne.” – ka përfunduar Abdixhiku.