Lajme

Abdullahu: Si rezultat i mosbesimit në Qeveri, rinia po ikë nga Kosova si kurrë më parë

By GAZETA SCANNER 1

March 04, 2023

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahu, ka kujtuar një deklaratë të kryeministrit Kurti, kur ky i fundit thoshte se “diaspora po dërgon më shumë para sepse tani ka qeveri më të besueshme”.

Abdullahu thotë se e vërteta tani është e kundërta.

Sipas tij, si rezultat i mosbesimit që ka rinia sot ndaj Qeverisë Kurti, po ikë nga Kosova si kurrë më parë që nga lufta.

Postimi i plotë i Abdullahut:

Jo fort moti Kurti thoshte se “Diaspora po dërgon më shumë para sepse tani ka qeveri më të besueshme”

E vërteta është se, si rezultat i mosbesimit që ka rinia sot ndaj Qeverisë Kurti, po ik nga Kosova si kurrë më parë që nga lufta.