Lajme

Abdullahu: Kadare ka pasur guximin intelektual të përballej edhe me Rugovën, Demaçin e Qosjen

By GAZETA SCANNER 1

July 04, 2024

Historiani Durim Abdullahu, në emisionin Rubikon në Klan Kosova, ka folur në lidhje me figurën e shkrimtarit të madh Ismail Kadare.

Sipas Abdullahut, Kadare ka pasur guximin intelektual që në momente të caktuara të përballej edhe me tri figura mjaft authoritative si Ibrahim Rugova, Rexhep Qosja e Adem Demaçi

“Po ashtu, fakti që Kadare ka sjellë një mendim shumë autentik në diskursin publik shqiptar. Janë tre emra, Qosja, Demaçi dhe Rugova që kanë qenë tri autoritete, janë edhe pas vdekjes dy prej tyre, vështirë të kontestueshëm, por Kadare në momente të caktuara e ka pasur gjithë guximin intelektual që të përballet edhe me ta”.

“Le ta evokojmë këtu vetëm një prej veprave të tij të të botuar në dekadën e fundit sa ishte gjallë që nuk janë nga ato vepra autoriale të shkruara, por nga ato vepra me materiale “Mbi krimin në Ballkan”. Janë botuar korrespodencat e Kadaresë në periudhën e viteve të luftës në Kosovë me personalitete me peshë në politikën ndërkombëtare, ku ky në një mënyrë shumë të hollë mirëpërdorte autoritetin e tij për tu angazhuar për çështjen e Kosovës”, ka thënë Abdullahu