Lajme

Abdixhiku: Zhegrova aset kombëtar, si i tillë ai duhej mbrojtur

By GAZETA SCANNER

September 08, 2024

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i ka dalë në mbrojtje futbollistit të Kosovës, Edon Zhegrova, pas përjashtimit nga FFK-ja për ndeshjen ndaj Qipros.

Abdixhiku duke e vlerësuar si një futbollistë dhe profesionistë të lartë, ka thënë se Zhegrova është aset kombëtar dhe si i tillë duhet të ruhet.

“Ai vjet ishte zgjedhur ndër tre futbollistët më të mirë në Francë. Mbappe ishte i pari. Këtë vit, veç vet kualifikoj Lillen në Ligën e Kampionëve. Në çdo paraqitje të tij ai lartnon Kosovën, e manifeston tregimin e bukur të Kosovës!Pra është aset kombëtar! Si i tillë ai duhej mbrojtur si aset kombëtar!”, ka shkruar ndër të tjera Abdixhiku.