Lajme

Abdixhiku viziton një familje në Vushtrri: Familjet kosovare meritojnë përkujdesje e mirëqenie

By GAZETA SCANNER 1

October 22, 2024

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka vizituar një familje në Vushtrri.

Ai ka thënë se familjet kosovare meritojnë arsim të mirë, shëndetësi moderne, projekte të mëdha kapitale, vende të mira pune e paga të dijnitetshne.

Abdixhiku ka thënë se për këto gjëra qëndron ai dhe ekipi i tij.

Shkrimi i tij:

Në çdo shtëpi. Vazhduam sonte në Vushtrri. Entuziazëm e frymëzim. Mbi të gjitha pritje për ndryshim! Ndryshimi po vjen!

Familjet kosovare meritojnë arsim të mirë, shëndetësi moderne, projekte të mëdha kapitale, vende të mira pune e paga të dijnitetshne! Mbi të gjitha meritojnë përkujdesje e mirëqenie! Për këtë qëndroj unë dhe ekipi im.