Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka bërë me dije se deri më ani janë regjistruar 105 mijë votues nga mërgata.
Ai ka thënë se nga ky numër, 40 mijë janë të LDK-së. Me këtë rast, ai ka falenderuar mërgatën përe mbështetjen, duke thënë se fitorja elektorale e LDK-së po merr formë
“40 mijë falënderime për Mërgatën! Fitorja e parë elektorale po merr formë sonte! Është e bukur, është freskuese, është vetë ndryshimi i kërkuar tash e sa kohë. Plot 105,000 të regjistruar, nga të gjitha etnitë; tani që kanë mbetur vetëm edhe një orë e gjysmë. Ju faleminderit secilit për angazhimin e treguar qytetar në këtë proces demokratik. Të 40 mijë mbështetësve tanë, ndërsa, të regjistruar deri në këto orë, ju faleminderit nga zemra që po shënoni hapin e parë në fitoren e parë elektorale! Fjalët më mbesin të mangëta për t’iu shprehur gjithë mirënjohjen tonë për ringritjen e djathtë tuajën. Por sonte, LDK ka festë! Nga nesër, ndiqni kanalet komunikuese tonat, strukturat tona, lidhjet tona, për votim. Sepse vota juaj është ndryshim! Ju faleminderit, plot 40 mijë herë!”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.