Lajme

Abdixhiku takohet me deputetin gjerman, flasin për rigjetjen e rrugës integruese të Kosovës

By GAZETA SCANNER 1

May 30, 2024

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku priti në darkë pune deputetin gjerman të Bundestagut, Peter Beyer.

Në këtë takim u fol për programin politik euroatlantik, për domosdoshmërinë e rigjetjes së rrugës integruese të Kosovës, e për bashkëpunimin ndërpartiak.

Ndër të tjera, Abdixhiku thotë se Beyer është një nga njohësit dhe kontribuesit më të mëdhenj në Ballkanin Perëndimor, si dhe  një zë i pandalshëm avokues i Kosovës në katër mandatet paraprake në Bundestag dhe të gjitha funksionet brenda CDU-së.

“Sonte, në Prishtinë, prita në darkë pune deputetin gjerman të Bundestagut, Peter Beyer. Si një nga njohësit dhe kontribuesit më të mëdhenj në Ballkanin Perëndimor, Peter ka qenë zë i pandalshëm avokues i Republikës së Kosovës dhe popullit tonë në katër mandatet paraprake në Bundestag dhe të gjitha funksionet brenda CDU-së”, shkroi kreu i LDK-së në Facebook.

“Folëm për programin tonë politik euroatlantik, për domosdoshmërinë e rigjetjes së rrugës integruese të Kosovës, e për bashkëpunimin ndërpartiak. Do të shihemi së shpejti në Berlin”.