Lajme

Abdixhiku takohet me ambasadorin Guerot, shpreh shqetësim për situatën në veri

By GAZETA SCANNER 1

December 07, 2022

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka pritur sot në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot.

Gjatë takimit është diskutuar për situatën aktuale politike në vend, me theks të veçantë për situatën në veri, zgjedhjet e jashtëzakonshme si dhe për procesin e dialogut.

Abdixhiku e njoftoi ambasadorin Guérot edhe njëherë me shqetësimin e LDK-së për situatën e krijuar në veri të vendit si dhe ritheksoi qëndrimin për koordinim të plotë të institucioneve të Kosovës me partnerët tanë.

Gjithashtu, ai vlerësoi përkrahjen e vazhdueshme që Franca i ka dhënë Kosovës në të gjitha proceset e saj si dhe ka theksuar që vendi ynë ka nevojë edhe më tutje për mbështetjen e Francës dhe miqve të saj.