Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka kaluar mbrëmjen e së shtunës në sheshet e Prishtinës, ku ishte shoqëruar nga disa kandidatë për deputetë të kësaj partie. Abdixhiku ka theksuar se atmosfera në kryeqytet ishte e ngrohtë dhe kishte pamje evropiane.
“Ky vend i bukur me njerëz e familje të shkëlqyeshme ka një tregim të bukur përpara. Ky tregim i pret veprimet tona. Do t’i ketë!” – tha Abdixhiku mes tjerash.