Lajme

Abdixhiku: S’është patriotizëm me mujtë Serbinë ndërsa ikin nga 50 mijë njerëz prej Kosovës

By GAZETA SCANNER 1

May 12, 2024

Kryetari i Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar qeverinë Kurti gjatë një tubimi me qytetarët në Suharekë.

Sipas kreut të LDK-së, patriotizmi nuk nënkupton me “të ikë 50 mijë njerëz prej Kosovës” por “me mujtë Serbinë me njerëz duke nejt në Kosovë”.

“Patriotizëm më të madh se me mujtë Serbinë me njerëz duke nejt në Kosovë nuk ka, patriotizëm e mujta Serbinë duke të ikë ka 50 mijë njerëz prej Kosovës nuk është. Me ja dhanë Amerikën Serbisë nuk është patriotizëm duke lënë njerëz pa shkolla e spitale, është dorëzim. Patriotizëm është me qenë i fortë politikisht, ekonomikisht”, deklaroi ai.