Lajme

Abdixhiku për darkën Kurti-Krasniqi: U rrahën me grushte e tash u bënë bashkë

By GAZETA SCANNER 1

May 20, 2024

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha se është shumë e rëndësishme arsyeja pse vendi shkon në zgjedhje.

I pari i LDK-së tha se kryeministri po e dëshiron shpërbërjen e Kuvendit sepse dëshiron ndarjen e përgjegjësisë.

“Nuk është faji i Kuvendit. Kuvendi i Kosovës është funksional, është i dobët po është reflektim i popullit. Faji është i Qeverisë. Kryeministri është dorëhequr, po kërkon zgjedhje por duke shpërndarë përgjegjësinë e tij”, tha Abdixhiku.

“Gjithmonë kam thënë se opozita nuk ka qenë asnjëherë një, darka mes Vetëvendosjes dhe PDK-së e ka vërtetuar këtë. Politika opozitare ka qenë që të lëmë 51%’shin të shihet se çfarë mund të bëjë. Vetëm falë politikës opozitare të LDK-së, kjo ka qenë rruga, se përndryshe boksa e rrahje kishin këta tjerët aty, jo ne. Falë politikës tonë u pa se çfarë mund të bëjë 51%’ shi e shihet që s’ka bërë asgjë”, tha Abdixhiku.