Ballina

Abdixhiku në drekë pune me Hovenier: Kënaqësi pajtimi për vizionin e Kosovës dhe ecjen me ShBA-të në rrugëtimet tona

By GAZETA SCANNER 1

May 23, 2024

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha se pati “një drekë pune të rregullt” me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Abdixhiku thotë se kishte kënaqësi që, siç shkroi në Facebook, bashkëbiseduan e u pajtuan me Hovenierin për “vizionin euroatlantik të Republikës së Kosovës” dhe për “ecjen e ngushtë me ShBA-të”.

“Një drekë pune e rregullt, me ambasadorin e ShBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier. Kënaqësi, si gjithëherë bashkëbisedimi e pajtimi për vizionin euroatlantik të Republikës së Kosovës, si dhe ecjen e ngushtë me ShBA-të në të gjitha rrugëtimet tona përpara!”, shkroi Abdixhiku.