Lajme

Abdixhiku: Muhaxherin as s’mund ta ndalin, as s’mund ta frikësojnë

By GAZETA SCANNER 1

October 26, 2024

Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së, ka reaguar pas sulmit fizik ndaj Gazmend Muhaxherit, kryetar i Komunës së Pejës, i cili vjen po ashtu nga radhët e LDK-së.

Në një reagim të shkurtër, Abdixhiku ka vlerësuar se Muhaxherin as “nuk mund ta ndalin e as s’mund ta frikësojnë”.

Ai ka kërkuar që rasti i sulmit të zbardhet shpejt.

“Gaz Muhaxherin as s’mund ta ndalin e as s’mund ta frikësojnë. Është i gatuar ndryshe ky burrë!

Organet e drejtësisë të japin rezultate të shpejta e të mbajnë përgjegjës ata që me argumentin e dhunës e urrejtjes provojnë të ndalin një udhëheqës e njeri të lirë” – ka shkruar Abdixhiku.