Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i ka cilësuar sanksionet e BE-së si avancim për Serbinë.
Sipas tij, kryeministri Albin Kurti dhe “politika e tij nuk e bën dot Kosovën shtet evropian”.
“Sanksione Kosovës, avancim për Serbinë. Si qenka kjo fitore për ne? Teksa ne përjashtohemi nga programet ushtarake me NATO-n; Serbia vazhdon misionet paqeruajtëse me ta. Teksa ne humbasim nga programi 7.5 miliardësh për zhvillim dixhital, shtetet e rajonit ecin me hapa të mëdhenj. Kam takuar në vazhdimësi biznese nga komuniteti i IT-së, punëdhënës të jashtëzakonshëm, me potencial dhe më të madh. Sot, humbasin ata dhe të rinjtë që do të punësonin në vazhdimësi. Albin Kurti dhe politika e tij nuk e bën dot Kosovën shtet evropian. Kosova nuk ka qenë kurrë më keq ndërkombëtarisht se sa sot. Serbia nuk ka pasur kurrë më shumë përkrahje se sa tani”, ka shkruar ai në Facebook.
“Koha e fundit për një rrugë të re pa Kurtin dhe politikën e tij të izolimit”, ka shtuar Abdixhiku