Lajme

Abdixhiku ia kthen Kurtit thirrjen për zgjedhje: Nëse është dorëzu le të dorëhiqet, jemi gati për zgjedhje

By GAZETA SCANNER 1

March 21, 2024

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka komentuar deklaratat e kryeministrit Kurti lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme.

Kryeministri në intervistën e dhënë për RTK-në, ka ofertuar partitë opozitare për zgjedhje të reja.

“Mund t’i bëjnë numrat bashkë me neve. Kjo është ofertë e imja. Unë po them po shkojmë në zgjedhje kur të donë opozita”, ka thënë Kurti.

Kreu i LDK-së i është përgjigjur duke thënë se “Kurti është dorëzuar dhe duhet të jap dorëheqje”.

“Nëse është dorëzuar dhe duket se është dorëzuar, le të jep dorëheqje. Por nëse është dorëzuar, le të jep dorëheqje pse ta komplikojë”, ka thënë Abdixhiku në emisionin Pressing në T7.

“LDK nuk bënë mocion për shpërbërje të Kuvendit, por është e gatshme për zgjedhje dhe për qeverisje pas zgjedhjeve”, ka thënë Abdixhiku.

“Le ta jap qartë, zëshëm, nëse është dorëzu e duket se është dorëzu le të jap dorëheqje. Pra nëse është dorëzu le të jap dorëheqje. Por le të ja shpjegoj popullit pse po i lë. LDK nuk bën mocion të shpërbërjes së Kuvendit por është e gatshme për zgjedhje prej sot. Është e gatshme edhe për qeverisje pas zgjedhjeve”.