Lajmest-slider

Abdixhiku i reagon Konjufcës: Deklaratat e pamatura vendosin mundësinë e bashkëpunimit disa hapa prapa

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumit Abdixhiku, ka reaguar ndaj deklaratës së kolegut të tij nga Lëvizja Vetëvendosje, Glauk Konjufca, i cili ka thënë në një intervistë televizive së partia e Isa Mustafës e ka kushtëzuar marrëveshjen për bashkëqeverisje.

Ai ka thënë se deklaratat e pamatura dhe pa kohë e vendosin mundësinë e bashkëpunimit disa hapa prapa.

“Marrëveshjet e mosmarrëveshjet mes partnerëve – po qenë e po u panë si të tillë njëmend – zgjidhen mes vete, sy më sy, e jo me ofendime nëpër studio televizive”.

“Deklarata të pamatura dhe pa kohë e vendosin mundësinë e bashkëpunimit disa hapa prapa. Ndoshta dhe ky është qëllimi”.

“Propagandë për propagandë jemi ngopur mjaftë. Por nëse e kanë njëmend, me respekt ndaj njëri-tjetrit e me respekt ndaj vullnetit qytetar, këtu jemi. Plot 28 deputetë të 206 mijë votuesve kosovarë”, ka shkruar Abdixhiku në “Facebook”. /GazetaScanner/