Ballina

Abbott: “Më erdhi keq të dëgjoj se Armend Mehaj ka dhënë dorëheqje si ministër i Mbrojtjes’’

By GAZETA SCANNER 1

August 08, 2023

Gjatë ditës së sotme është bërë e ditur se Armend Mehaj nuk do të jetë Ministër në Ministrinë e Mbrojtjes.

Lidhur me këtë ka ardhur reagimi nga ana e Ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.

Abbott ka shprehur keqardhje për dorëheqjen e ministrit të mbrojtjes Armend Mehaj nga drejtimi i ministrisë.

‘’Më erdhi keq të dëgjoj se Armend Mehaj ka dhënë dorëheqje si ministër i Mbrojtjes. I jam mirënjohës për kontributin e tij pozitiv në marrëdhënien Britani e Madhe-Kosovë në fushën e mbrojtjes, gjatë 2 vite e gjysmë të fundit dhe i uroj të mira në të ardhmen”- ka shkruar ai.

Në vend të Mehaj, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka emëruar Ejup Maqedoncin.