Zyra e presidentit të Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas ka lëshuar një deklaratë duke i quajtur komentet e Netanyahut për një sulm të planifikuar në Rafah një “kërcënim real” dhe pjesë e një plani izraelit për të larguar me forcë palestinezët nga toka e tyre.
Deklarata shtoi se qeveritë izraelite dhe amerikane do të mbahen plotësisht përgjegjëse për pasojat e një lëvizjeje të tillë dhe i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të veprojë, shkruan Aljazeera.
“Tani është koha që të gjithë të marrin përgjegjësinë për t’u përballur me krijimin e një Nakba tjetër, e cila do ta shtyjë të gjithë rajonin në luftëra të pafundme”, thuhet në deklaratë.