Rozë

ABBA me ofertë multimilionëshe për Las Vegas

By GAZETA SCANNER 1

April 03, 2024

Grupi legjendar, ABBA, pritet të nënshkruajë një marrëveshje multimilionëshe në Las Vegas.

Katër yjet nga Suedia raportohet se janë në bisedime me Resorts World për ta sjellë koncertin e tyre virtual, ABBA Voyage,  në Las Vegas pas suksesit të madh në Londër në vitet e fundit.

“ABBA ka qenë në bisedime të fshehta që një kohë për të arritur një marrëveshje në Vegas”, ka thënë një burim për Daily Star.

“Muzika e ABBA-së pëlqehet shumë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe avatarët e bëjnë koncertin  e tyre më shumë se vetëm një koncert, pasi që shkakton hata te audienca”.