Haki Abazi, tani kandidat i AAK-së për deputet dhe aktualisht deputet i pavarur në emisionin “Sante” në Paparaci ka folur për funksionimin e Vetëvendosjes në Kuvend.
Ai ka thënë se shumë vendime nga deputetët ishin të dirigjuar nga persona jashtë institucioneve, duke aluduar te Dejona Mihali, teksa ka pranuar se përveç saj ka “edhe shumë të tjerë aty”.
“Gjatë kohës sa kam qenë aty, është kuptuar se unë nuk rri në grupin parlamentar të VV-së që të jem absorbues i urdhrave jashtë institucioneve, nuk po përmendi emra se krejt publiku e di, edhe do të tjerë”, ka thënë Abazi.
“Mbi 90 për qind janë vendimet: ‘Jo se e ka kërkuar opozita’, ‘jo se nuk ia mbajmë opozitës debatin’, ‘nuk mundet të krijojë përshtypje të mirë tek opozita'”, ka treguar Abazi.
“Nëse është shtruar çështja e trustit kam kërkuar arsyetim me shkrim pse refuzojmë çështjen e Trustit. Nuk mund të marrim qëndrim veç për inat të opozitës, por duhet të ketë kalkulim institucional”, ka shtuar ai.