Lajme

Abazaoviq: Ngjarjet në veri i konvenuan Serbisë për ta larguar vëmendjen nga problemet brenda

By GAZETA SCANNER 1

June 12, 2023

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se ajo çfarë ka ndodhur në veri të Kosovës, ishte në favor të qeverisë së Serbisë.

Kjo sipas Abazoviqit, për të larguar vëmendjen nga disa problem që Serbia ka brenda shtetit të tyre.

Siç tha ai për Info Magazine të Klan Kosovës “zgjedhjet e reja në veri duhet të mbahen kur të krijohen kushtet”.

“Ajo që ka ndodhur në Veri i ka konvenuar Qeverisë së Serbisë për shkak të keq, sepse duan ta largojnë fokusin për disa probleme që i kanë brenda shtetit të vet”. Ka thënë ndër tjerash Abazoviq.