Lajme

AAK-ja me rezolutë synon dorëheqjen e Kurtit dhe shpërndarjen e Kuvendit

By GAZETA SCANNER 1

May 24, 2024

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë plenare në të cilën do të diskutohet për tre vjetët e Qeverisë Kurti.

Seanca është caktuar të hënën në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, pas kërkesës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Ajo do të mbahet sot duke filluar nga ora 13:00.

AAK-ja përmes rezolutës kërkon që “Qeveria ta përmbyllë mandatin e saj me dorëheqje ose me mocion për shkarkimin e saj”, dhe pas dorëheqjes apo shkarkimit, të shpërndahet Kuvendi i Kosovës.

Debati për qeverisjen trevjeçare ishte kërkuar qysh më herët, por për shkak të mungesës së kryeministrit Albin Kurtit në Kuvend, nuk ka mundur të hyjë në rend diskutimi.