Lajme

AAK-ja mban tryezë diskutimi lidhur me buxhetin

By GAZETA SCANNER 1

November 13, 2023

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës gjatë ditës së djeshme do të mbajë një tryezë.

Tryeza ka të bëjë me Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024.

‘’Grupi Parlamentar i AAK-së, në kuadër të ciklit të diskutimeve me sektorë të ndryshëm në vend, organizon tryezën e radhës që për temë ka “Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024”.Në këtë tryezë do të ketë diskutime të ndryshme nga njohës të fushës dhe kryetarë komunash’’, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit  tryeza mbahet në ora 13:00, në sallën nr. 506 në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës.