9.1 C
New York
Thursday, March 28, 2024

Buy now

AAK-ja do të marrë pjesë nesër në seancën e jashtëzakonshme

- Advertisement -

Kuvendi i Kosovës përmes një njoftimi për media ka konfirmuar se nesër  në ora 14:00 do të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit ku diskutohet mbi referendumin e Serbisë në Kosovë.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të marrë pjesë në këtë seancë.

Zëdhënësi i AAK-së, Lulëzim Blaka për Express tha se do të marrin pjesë në këtë seancë.

“Po AAK do të marrë pjesë në këtë seancë të jashtëzakonshme”, tha Blaka.

Kujtojmë se PDK-ja përmes një konferencë për media bëri të ditur se nuk do të marrin pjesë në seancën e nesërme ku pritet të diskutohet mbi referendumin serb në Kosovë. Ndërsa nga LDK-ja kanë bërë të ditur për Express se nesër do të mblidhet grupi parlamentar I LDK-së për të vendosur nëse do të marrin pjesë në seancë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit