Lajme

AAK-ja bojkoton fjalimin e presidentes Osmani në Kuvend

By GAZETA SCANNER 1

December 15, 2023

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani sot me fillim në ora 11:00 do t’u adresohet deputetëve të Kuvendit të Kosovës në fjalimin e saj vjetor. Por, jo të gjithë deputetët do të jenë prezentë.

Njëjtë sikurse edhe vitin e kaluar një parti do ta bojkotojë fjalimin e saj. Bëhet fjalë për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar, deputeti i kësaj partie Pal Lekaj.

“AAK nuk do të merr pjesë në seancë gjatë adresimit të Presidentes”, ka thënë Lekaj për Front Online.

Vitin e kaluar edhe Partia Demokratike e Kosovës kishte bojkotuar fjalimin e presidentes Osmani.