Shëndeti

A po vjen ilaçi për grip?

Tani për tani, mbrojtja e vetme që kemi ndaj viruseve të gripit është një vaksinë. Kur kjo nuk funksionon, duhet të mbështetemi te pushimi, pirja e çajit dhe djersitja. Por së shpejti ne mund të luftojmë gripin edhe me një ilaç efektiv.

Sipas vlerësimeve të Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), rreth një miliard njerëz në mbarë botën sëmuren nga gripi çdo vit. Në tre deri në pesë milion raste, sëmundja merr një kurs të rëndë. Midis 290,000 dhe 650,000 vdesin si rezultat i sëmundjeve të shoqëruara të frymëmarrjes.

Një ekip studiuesish të udhëhequr nga shkencëtari biomjekësor Riçard Plemper nga Atlanta tani ka testuar me sukses një ilaç antiviral kundër gripit – por deri më tani vetëm në eksperimentet e kafshëve në ferre dhe në laboratorin në indet e rrugëve ajrore të njeriut.

Kompleksi EIDD-2801 bllokon një enzimë të quajtur ARN polimeraza, e cila luan një rol të rëndësishëm në përhapjen e viruseve. Si rezultat, molekula shkakton mutacione në gjenomin e virusit. Nëse ndodhin mjaft mutacione, gjenoma bëhet joefektive dhe virusi nuk mund të riprodhohet më. Mjekët publikuan rezultatet e kërkimit të tyre në 23 tetor në revistën Science Translational Medicine.